X

Vrasja në Elbasan, reagon OSBE: Zgjedhjet nuk mund të njollosen me gjak!

OSBE ka reaguar përmes një deklarate lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Elbasan, ku u regjistrua një i vrarë dhe katër të plagosur.

Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen e mjekut Pjerin Xhuvani, OSBE thekson se pret nga policia e institucionet gjyqësore të hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.

Reagimi i OSBE:

Prezenca e OSBE në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan.

Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë.

Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Vrasja në Elbasan, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e policisë, në takim kreu i prokurorisë dhe SHISH

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur sot në Elbasan, një ditë pas konfliktit me armë...

Close