X

Video/ Të gjitha 50-she, gjendet një shumë lekësh brenda mjetit të bllokuar në Maqellarë, shihni momentin kur numërohen

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e denoncuar këtë pasdite nga kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ku përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan një makinë në Maqellarë, pas dyshimeve se po shpërndante lekë për fushatë.

Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” nga vendngjarja se demokratët kanë bllokuar për rreth një orë mjetin, duke kërkuar që të hapet për të parë se çfarë ka brenda. Me urdhër të Prokurorisë, makina është hapur dhe brenda është gjetur një shumë parash, por nuk dihet ende sa janë.

Nga ana tjetër, siç raporton gazetari Doçi, kreu i Policisë së Dibrës kanë dërguar në vendngjarje edhe forcat speciale, të cilat po numërojnë shumën e parave të gjetur në mjet.

Në videot që gazetari Doçi sjell në “BalkanWeb”, shihet momenti kur po numërohet shuma e gjetur në mjet, ndërsa dëgjohen edhe zëra qytetarësh, që thonë “Dosja e dytë 184 është sot”. Nuk dihet ende se kush ishte brenda makinës, ku u gjet paratë, por pritet që në vijim të zbardhen të tjera detaje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
LSI mbyll sot fushatën elektorale, nis festa në Fier. Simpatizantët nisen me makina drejt Tiranës (VIDEO)

Teksa nuk na ndajnë shumë nga ceremonia e përmbylljes së fushatës elektorale të LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, festa...

Close