X

Veliaj: Një mijë herë më mirë të jesh patronazhist, se sa të zhvillosh fushatë si në ’90-ën

Kjo e martë shënon mbylljen e një fushate afro 30 ditore për Partinë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Ceremonia u zhvillua në sheshin “Skënderbej”, ku ishin të pranishëm qindra persona.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës dhe drejtues politik i PS në këtë qark, gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, u shpreh se Partia Socialiste do të dalë fituese në këto zgjedhje pasi ka bërë shumë për vendin.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mos kthehen pas në kohë, por të vazhdojnë me PS dhe Edi Ramën në krye për të ardhmen e Shqipërisë.

“Jemi gati për fitore në njësinë numër 1, aty ku po kalon Unaza e RE. Jemi gati për fitore në Njësinë 2. Jemi gati për fitore në njësinë 3. Jemi gati për fitore tek njësia 4. Jemi gati për fitore tek njësia 5, ku punojmë me kënaqësi. Ne do të fitojmë në Kombinat, ku do të fillojë edhe lagja e re. Do të fitojmë në njësinë 7, ku do të përfundojë Astiri dhe ata që e bllokuan do të marrin mësim.

A jeni gati që Edi Rama dhe PS të çojë punët deri në fund. Miq, të gjithë kemi parë ngjarje të shëmtuara që ndodhën këto ditë. Është viti 2021, është viti kur Amerika po eksploron një qytet në Mars. Është dita kur Edi Rama bëri një aeroport në Kukës. Është viti 2021, në këtë shesh ishin dhe ata të tortës, e panë që iu shqye torta. Në sheshet e Shqipërisë kemi parë autokolona që bllokojnë rrugët. Në këtë shesh kemi parë patronazhistë të shkëlqyer. Një mijë herë më mirë të jesh patronazhist, që i shërben njerëzve dhe jo paraliemitar, i Ilir Metës dhe Sliut që vrasin njerëz. Ne jemi bota e patronazhistëve, ata që dinë çdo hall, atyre që trokasin në çdo derë, atyre që i rrinë njerëzve pronto sepse ne jemi PS. Ka edhe një botë tjetër, është bota e paramilitarëve, është bota e atyre që bllokuan Rinasit, që të mos vinin vaksinat, xhenazet”, u shpreh Veliaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rama-patronazhistëve: Pas vrasjes në Elbasan jam më shumë se kurrë krenar për ju!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga mbyllja e fushatës së PS-së në shehin Skënderbej ka treguar një bisedë...

Close