X

Rama-patronazhistëve: Pas vrasjes në Elbasan jam më shumë se kurrë krenar për ju!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga mbyllja e fushatës së PS-së në shehin Skënderbej ka treguar një bisedë të zhvilluar mes djalit të tij Zahos dhe Lindës dhe pse ai nuk mund të shkonte te mitingu përmbyllës i PS.

Po ashtu Rama i dërgoi edhe një mesazh patronazhistëve duke i thënë se pas vrasjes në Elbasan është më shumë se kurrë krenar për ta, ndërsa theksoi se ajo vrasje zhveshi nga karakteri eksponentët e PD-së.

Rama: Dua ta nis me një përshëndetje për Zahon. Donte të vinte këtu po Linda i tha se nuk mund të shkosh se nuk voton dhe ai tha po kur votoj.

Do votosh i tha kur të rritesh. Po kur të rritem unë do më votosh mua. Por Linda nuk i tha se për të shkuar te ky stad duhet të bëjë shumë patronazhime.

Dua ta filloj sot me patronazhsitët, me të gjithë vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, të gjithë ata që megjithse kanë dalë në pension nuk heqin dorë nga kjo punë fisnike, brenda familjes sonë dhe dua t’ju them se unë kam qenë krenar për ju, por pas asaj që ndodhi dje në Elbasan, jam më shumë se kurrë krenar për ju.

Ata bënë çmos që t’ju lëndojnë, ata bënë çmos që t’ju cenojnë, që t’ju dekurajojnë, që t’ju poshtërojnë dhe ka zot.

Sepse ata që i bënë të gjitha ato kundër jush dolën zhveshur, po jo si unë zhveshur, se ashtu s’dalin dot as ashtu, por zhveshur në të gjithë përmasën e karakterit të tyre pa pasur asnjë pikë turpi. Pasi e gjithë Shqipëria u trondit nga humbja e një jete morën përsipër t’u thonë shqiptarëve se po ata e kanë një grup të armatosur të shpërndarë kudo.

Unë besoj që sot kush ende nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre, nesh dhe të gjithë atyre duhet ti vëri gishtin kokës fort për fëmijët e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pandeli Majko mesazh opozitës: Boll shëtitët rrugëve, ju shtrijmë dorën për bashkëpunim

Kandidati i renditur i 19 në listën e PS-së në Tiranë, Pandeli Majko i ka bërë sërish thirrje opozitës për...

Close