X

PD Kukës paralajmëron padi në SPAK: Gjici përdor administratën për fushatë, truproja goditi banorin

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka paralajmëruar padi ndaj kryebashkiakut Safet Gjici dhe punonjësve të administratës të cilët sipas saj janë angazhuar për fushatë në orarin zyrtarë të punës.

Në një deklaratë për mediat kryetari i kësaj dege Arif Rexhmati, është shprehur se gjatë këtyre kohëve, bashkia ka shtuar stafin duke punësuar njerëz të angazhuar për fushatë.

Ai denoncon edhe incidentin e një dite më parë kur banorët e fshatit Brekije përzunë kryebashkiakun Safet Gjici pasi trupja e këtij të fundit kishte goditur bashkëfshatarin e tyre.

Deklarata e plotë

Kur kane mbetur dhe tre dite nga fitorja e thelle e Partise Demokratike nga dita e zgjedhjeve, rilindja e trembur nga humbja, ka vene ne levizje gjithe strukturen e saj ne sherbim te filozofise se shantazhit, intimidimit te punonjesve dhe qytetareve.

Partia Demokratike – Dega Kukes, denoncon publikisht veprimet e jashteligjshme te administrates shteterore, e cila eshte vene totalisht ne funksion te kandidates se Partise Socialiste, duke perdorur burimet njerezore, mjetet dhe financen publike.

– Në shkelje flagrante te ligjit zgjedhor, hiqen dhe punesohen, me preference partiake dhe në sherbim te votes, punonjes te administrates publike.

– Kryhen investime elektorale te paparashikuara, jashte çdo standardi si, rruge, kanalizime, nderhyrje ne rrjetin e ujesjellesit, riparime te linjave elektrike me shtylla elektorale, te cilat ne shume raste kane shkaktuar konflikte sociale.

Rasti me flagrant ka ndodhur me date 21.04.2021, qe per te bere nje takim elektoral ne fshatin Brekijë, “punembaruari” Safet Gjici, kishte derguar makinerite per mashtrimin e radhes, gjoja per mirembajtjen e rrugeve te brendshme te Njesise Administrative Topojan.

I emeruari i qeverise, qe paguhet nga taksat e qytetareve per t`ìu sherbyer atyre, shoqerohej nga badigarde dhe eskorta qe kane provokuar dhe goditur fizikisht banoret e fshatit Brekije.

Banoret e ketij fshati, te indinjuar nga veprime te tilla, kane reaguar pa dallim bindjeje politike, duke perzene nga fshati i tyre perfaqesuesit e Rilindjes.

Politika e mashtrimit qe po perdoret prej tete vitesh, nga ky sekt i instaluar ne pushtet tregon se nuk njohin historine e Topojanit dhe te gjithe Kukesit, qe vetem nenshtrim e mashtrim nuk ka njohur asnjehere.

Gjate kesaj periudhe te fushates zgjedhore, nga ana e institucioneve shteterore, jane rekrutuar ne pune, militante te partise ne pushtet, jashte struktures organike te miratuar ne fillim te vitit, veprime te cilat bien ndesh me dispozitat ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

Permendim rastin e shoqerise se ujesjelles-kanalizimeve, me mbi 20 punonjes sezonal, te punesuar vetem per fushaten zgjedhore.

Po keshtu nga kjo shoqeri, vihen re investime elektorale, me preference edhe familjare duke kryer lidhje te pamiratuara nga Keshilli Teknik ne rrjetin kryesor te ujesjellesit, dhe si rrjedhoje banoreve qe perfshin zona e sherbimit te ujesjellesit, u eshte kufizuar orari i furnizimit me uje te pijshem.

Perdorimi i rrjeteve sociale brenda orarit zyrtar te punes, ne funksion te fushates elektorale, duke shantazhuar punonjesit e administrates publike, per te mbeshtetur direkt kandidatin e Partise Socialiste, perben nje shkelje te rende te ligjit zgjedhor, qe njekohesisht ngarkon drejtuesit e tyre me pergjegjesi penale.

Per rastet e mesiperme, Partia Demokratike – Dega Kukes si dhe Drejtuesi i saj Politik i Qarkut Kukes, ka bere gati kallzimet per ne prokurori, KQZ dhe SPAK

Duke ditur humbjen e sigurte, qe e pret ne Kukes dhe ne gjithe Shqiperine, vihet re nje neglizhence e qellimshme ne organizimin dhe administrimin e proçesit zgjedhor, si pergatitja e ambienteve te QV dhe GNV-se, organizimi i procesit te trajnimit te komisionereve ku ne shume njesi administrative ato kane deshtuar, gje qe ve ne rrezik mbarevajtjen apo zhvillimin ne kushte normale te zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tri ditë para zgjedhjeve, Jorida Tabaku: Rinia do ta ndryshojë Shqipërinë

Në një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Dega nr 2 në Tiranë, kandidatja për deputete,...

Close