X

Pandeli Majko mesazh opozitës: Boll shëtitët rrugëve, ju shtrijmë dorën për bashkëpunim

Kandidati i renditur i 19 në listën e PS-së në Tiranë, Pandeli Majko i ka bërë sërish thirrje opozitës për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit, duke theksuar se duhet të rikthehet në sistem për t’i dhënë fund shëtitjeve në rrugë.

Majko i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PS, nr.12, duke theksuar se socialistët do ndryshojnë vetë për të ndryshuar më pas Shqipërinë.

Pandeli Majko: Ju bëni një shiringë kundër mikrobit të së keqes. Ju votoni për një shpresë më shumë në investime dhe që për të përndjekurit të vazhdojë dëmshpërblimi. Ka ardhur momenti që të gjithë bashkë dhe me dorën drejtuar karshi kundërshtarëve tanë, sepse 25 prilli nuk do ketë vetëm fitimtar numrin 12, por edhe ata që do jenë humbës. Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve pa dallim bindjesh politike. Ndaj qeverisja e ardhme nuk vjen si një shuplakë, por si një dorë shtrirë për bashkëpunim. Opozita duhet të dijë të kthehet në sistem. Boll shëtiti rrugëve, ka ardhur koha që sëbashku t’i përvishemi punës. Ju them na votoni sepse do ndryshojmë vetë për të ndryshuar Shqipërinë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/