X

NDAL më 25 prill Edi Ramës!


Nga Ilir Demalia

Fjala e mbylljes së fushatës së PS në sheshin Skënderbej nga kryetari Edi Rama, ishte një poezi e nivelit të fillimeve të vargëzimit shqip ta-ta e ti-ti-ti.

Një retorikë boshe pa ide, pa program, pa mendim, pa shifra, pa fakte vetëm nje tollovi fjalësh të një niveli banal dhe as për të qeshur nuk bën por veç të irriton.

Por ajo që ishte më e rënda dhe një arsyeje më shumë për mos të votuar numurin 12, është se Edi Rama, tha: “Pershëndes nga këtu Zahon! Zaho donte të vinte në miting por Linda i tha,- se nuk mund të vij se nuk ka moshën për të votuar. Zaho ja ktheu,- po kur të bëhem për te votuar a do më votoni mua?”

Sot Edi Rama, paraqiti inkoshientin e tij që ka si qëllim të rrijë gjatë në pushtet deri sa të rritet Zaho, për ti lënë fronin Zahos.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
SPAK të hetojë “gestapon” e Rilindjes, jo gazetarët

Nga Nikoll Lesi/ Ajo çfarë po ndodh me dy kolegët tanë të medias, themeluesit e portalit lapsi.al, kërkon jo vetëm...

Close