X

Meta: Tre bandat që blejnë vota dhe terrorizojnë qytetarët e Durrësit

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për incidentet e ndodhura pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai gjithashtu thotë se tashmë Durrësi ka tre banda që ushtrojnë presion mbi qytetarët për zgjedhjet, ndërsa i bën apel edhe ndërkombëtarëve që të dëgjojnë thirrjet e tij.

Ndërsa ka publikuar edhe pamje, Meta tregon se si blihen votat.

“E di i gjithë populli i Durrësit përse ka tension atje. Në Durrës ka tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët. Dy banda të Vangjush Dakos.

Kemi Ardian Çelën e OSSHE. I treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka me djalin e tij dhe bandat që terrorizojnë vajzat e gratë dhe të gjithë njerëzit e ndershëm”, tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Ilir Meta publikon videon: Ja kush i blen votat në Shkodër

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar videon në Shkodër ku pretendohet se ka patur tentativa të blerjes së votave....

Close