X

Meta: Konfliktin në Elbasan e stisi Rama, Struktura e Mbrojtjes së Votës e drejtë legjitime e opozitës

Presidenti Meta u prononcua gjatë intervitës në televizionin ‘6+1’ në Vlorë, edhe për incidentin e djeshëm tragjik në Elbasan, ku tha se gjithçka u stis nga Rama dhe se Struktura e Mbrojtjes së Votës është e drejtë legjitime e opozitës.

“Konfliktin në Elbasan e stisi Edi Rama, i cili është i vetmi përgjegjës për atë situatë dhe për të gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e policisë, që tregon se ky është një shtet i kapur nga krimi.

Struktura për mbrojtjen e votës ështv një e drejte legjitime e opozitës, në kushtet kur Damiani në vend që tv ishte sot në burg është kandidat për deputet, kur struktura kriminale të Rilindjes vazhdojnë me manovra për blerjen e votës dhe presione ndaj qytetarëve.

Për këtë ofertë të tyre poshtëruese, Rilindja do të ndëshkohet në mënyrën më shembullore mv 25 Prill”, tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vendimi i Strasburgut pro “Lapsit”, mbron gazetarët që denoncojnë krimin dhe korrupsionin

Nga Andi Bushati Sot ka ndodhur një ngjarje e rrallë, një nga ato që mbahen shënim në historinë e drejtësisë...

Close