X

Gati për zgjedhjet e 25 prillit, nis shpërndarja e fletëve të votimit në vend

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj ka informuar për mediat se tashmë procesi zgjedhor ka marrë hovin përfundimtar dhe është gati për ditën e dielë.

Sipas saj, shumica e fazave të përgatitjes janë përmbyllur dhe siguron se janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë sipas parashikimeve.

Hoxhaj shpjegon se për tetë qarqe shpërndarja e materialeve po ndodh sot, kurse nesër vijohet për katër qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

“Por me mbërritjen e fletëve ky proces mori dhe hovin përfundimtar. E para ka qenë dhomat e fshehtësisë për personat, po ashtu dhe materialet anti-Covid, KQZ, KZAZ, dhe posterat informues si duhet të sillemi.

Faza e dytë kanë qenë kamerat, vëzhguesit, u shpërndanë në çdo KZAZ. Tani është dhe baza materiale zgjedhore, kutitë e votimit për pjesën më të madhe të qarqeve, Korça, Vlora, Dibra, Gjirokastra, Fieri, Berati.

Ditën e nesërme shpërndahet dhe për qarqet e tjera Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

Janë marrë të gjitha masat që të kryhet në kohë rekord, dhe çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.’’- tha zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj sërish në vendngjarje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka shkuar sërish në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që Drejtori i...

Close