X

Demiraj: Ditën e diel shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Qeverinë e Ndryshimit

Në një intervistë për Ora News, eksperti i sigurisë dhe ish ministër teknik i brendshëm Kolonel Dritan Demiraj ka komentuar situatën me rendin në vend në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Teksa u ndal te ngjarja e djeshme në Elbasan ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë, Demiraj e cilësoi problematike situatën në këtë qytet.

“Situata e sigurisë nuk është aspak normale. Jemi vetëm tre ditë para zgjedhjeve. Është situatë që ka ardhur në këtë nivel si pasojë e mosfunksionimit të Policisë, e cila për hir të vërtetës, që nga fillimi i zgjedhjeve, ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga politika. Pra, nga kryeministri Rama dhe drejtuesit e qarqeve“.

Demiraj bëri edhe një krahasim mes dy drejtuesve politikë në këtë qark, Gazment Bardhi i PD dhe Taulant Balla i PS.

“Kemi Gazment Bardhi nga PD dhe Taulant Balla. Dihet kush është Gazment Bardhi, djalë i ri, i shkolluar, jurist i përkryer, pa asnjë lidhje me krimin i cili ka drejtuar me kompetencë dhe shumë profesionalizëm PD si sekretar i përgjithshëm. I qetë gjatë këtyre zgjedhjeve, pra ka qenë model. Nga ana tjetër kemi Taulant Ballën, i cili për 8 vite me rradhë i janë vërtetuar lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe me të gjithë grupet kriminale në këtë qytet”.

Ditën e dielë shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë që do të qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme, ndërsa situata në disa qarqe nuk shfaqet e qetë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Nëse fiton Rama, ne do të ikim

Luli mund të flejë disa orë më tepër sesa Rama, mirëpo problemi është saktësisht këtu. Rama, kur del në punë,...

Close