X

“Askush nuk është mbi ligjin”, Yuri Kim: Ata që pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë duhet të ndiqen penalisht

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka deklaruar sot se ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht, askush nuk është mbi ligjin.

Ky ka qenë mesazhi i dhënë gjatë takimit me prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, me Drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe në takimin me kreun e SPAK Arben Kraja.

“Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK Kraja, u takova dje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu.

Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë.

Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi ambasadorja Kim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Ndërtimi i spitalit në Fier, mediat greke: Ndërhyrje e paprecedentë e Erdogan në favor të Ramës

Mediat greke e kanë cilësuar ndërtimin e spitalit të ri memorial të Fierit si një ndërhyrje të ‘paparë’ të Erdogan...

Close