X

“50 ekipe të BE do të jenë në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë”, ambasadori i BE zbulon porositë që i ka dhënë Celibashit

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, jep një mesazh pas takimit me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, ku në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit.

Në mesazhin e tij, ambasadori Soreca thekson se BE dhe shtete e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë.

“Së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim 🇺🇸 takuam sot Kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi 🇦🇱 për të vlerësuar përgatitjen e përgjithshme përpara zgjedhjeve të së dielës. Theksuam rëndësinë e ushtrimit të së drejtës së votës dhe integritetin e procesit të votimit dhe numërimit. Përsëritëm pritshmërinë tonë që të gjitha palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit të së dielës dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ. Përsërisim thirrjen tonë për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe fjalës nxitëse në hapat e fundit të fushatës. #BE 🇪🇺 dhe shtetet e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë #Shqipërinë 🇦🇱. #BE 🇪🇺 do të qëndrojë pranë popullit shqiptar ditën e zgjedhjeve”, shkruan ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

"Së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim 🇺🇸 takuam sot Kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi…

Posted by European Union in Albania on Thursday, April 22, 2021

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Yuri Kim: Kam marrë garanci për furnizim me energji elektrike të qendrave të votimit dhe numërimit

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar përmes një statusi në Twitter se ka marrë garanci nga OSHEE...

Close