X

Alkoolizohet fushata elektorale. Ulsi Manja kthehet në shishe vere


Në këtë proces të çuditshëm zgjedhor dhe pandemik, ndodhi edhe më e pandodhshmja.

Një nga njerëzit më të rëndësishëm, të spikatur, drejtori i reformës në drejtësi, Ulsi Manja, është kthyer në shishe vere.

Nuk dihet ende, nëse kjo verë, është prej rrushi a ndonjë frut tjetër i panjohur deri më sot.

Etiketa që vesh shishen, ka ngjyrat e Rilindjes, fytyrën e butë dhe të mjekërrzuar të Ulsi Manjës dhe mesazhin elektoral, “Shqipëria e Ardhmja Jonë”.

Dihet me saktësi, që njeriu që e pi këtë verë, edhe po të jetë demokrat, dehet dhe shkon me vrap për të votuar Rilindjen.

Vera “Ulsi Manja”, lejohet të hapet vetëm në 25 prill, nga mëngjesi, deri dy orë para mbylljes së kutive të votimit.

Kush dëshiron, le të pijë lëngun e kësaj shishe dhe të votojë Ulsiun… Kaq.

/TPZ.al/ Tej e Këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Blendi Klosi fluturon me parashutë mbi Berat dhe menjëherë fiton 5 deputetë

Fluturon, fluturon, fluturon... Blendi Klosi! Dhe kështu ka ndodhur vërtet. Blendi Klosi, drejtori i fushatës elektorale për Partinë Socialiste në...

Close