X

Vrau tetë persona dhe plagosi shtatë të tjerë, autori në Indianapolis një 19-vjeçar me precedentë

Autori i sulmit më armë në Indianapolis është një 19-vjeçar që ka qenë ish-punonjës i FedEx. Sipas raportimeve, i riu që pasi u mori jetën tetë personave vrau edhe veten, dyshohet se ishte pushuar nga punua dhe nuk ishte person i panjohur për policinë.

Brandon Scott Hole, nga Indiana, sulmoi qendrën e operacioneve FedEx në Indianapolis të enjten në mbrëmje dhe vrau tetë persona e plagosi shtatë të tjerë para se të kthente armën tek vetja.

FedEx ka konfirmuar se ai ishte një ish-punonjës që punoi për herë të fundit për ta në vitin 2020.

Hetuesit kontrolluan shtëpinë e Hole në Indianapolis të premten në mëngjes dhe sekuestruan prova, duke përfshirë kompjuterë dhe media të tjera elektronike. Burimet thonë se ai ishte i njohur më parë për policinë dhe se familja e tij kishte paralajmëruar autoritetet për dhunë të mundshme para tërbimit të FedEx.

Katër njerëz u vranë jashtë ndërtesës dhe katër të tjerë brenda. Të tjerë mbetën të lënduar, përfshirë pesë që u dërguan në spital.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Mediat greke: Plani për Shqipërinë e Madhe, Serbinë dhe Kroacinë, “bombë” në Ballkan

Dokumenti slloven për ndryshimin e kufijve të Ballkanit që po lëviz diplomacinë europiane vetëm pak muaj para marrjes së Presidencës...

Close