X

Takimi i Ramës në Berat, Lefter Maliqi: Ishte “funerali” i Rilindjes

Kandidati për deputet i LSI në Berat, Lefter Maliqi thotë se takimi i Edi Ramës sot në ktë qytet tregoi dështimin e Rilinjdes. Ai shtoi se pjesëmarrja e pakët tregoi se PS ka humbur mbështetjen e socialistëve në këtë qark.

“Sot, Berati i organizoi ‘funeralin’ Rilindjes, ndersa ceremonine e ‘varrimit’ ia mban me 25 Prill. Ndryshe nga ajo qe propagandohet ne kamera, Ramziu u bojkotua dhe refuzua nga populli i Beratit, si asnjehere me pare.

Edhe aq ‘kokrra’ sa ishin ne takim, ishin marre me detyrim nga PS, sepse nga sms-te qe disponojme, jane detyruar punonjesit e administrates qe te marrin 3-4 persona me vete me detyrim.

Kur kete refuzim e merr nga nje qark kryesisht i majte, imagjinoni me shume. Ramziu sot u refuzua nga socialistet e vërtetë dhe kjo do e fundose me 25 Prill. Ne Skraparin e Presidentit, Kryerilindasi do te marre ‘pikat’ e Baba Takut, ndersa ne Berat, fiqte e Lali Erit”,- shkruan Lefter Maliqi në një postim në Facebook.

Sot, Berati i organizoi 'funeralin' Rilindjes, ndersa ceremonine e 'varrimit' ia mban me 25 Prill. Ndryshe nga ajo qe…

Posted by Lefter Maliqi on Friday, April 16, 2021

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kryemadhi: Edi Rama është një në ikje që shkatërroi familjet, ekonominë, rininë shqiptare dhe kërkon të tjetërsojë flamurin tonë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte pasditen e së premtes në Gjirokastër, nga ku deklaroi se Edi...

Close