X

Tabaku kallëzon Erion Veliajn në SPAK: Punime pa tender në periudhë zgjedhore për të mashtruar qytetarët

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Tiranën, Jorida Tabaku kallëzon në Prokurori Erion Veliajn për punimet pa asnjë projekt dhe prokurim në disa rrugë të njësisë 2, ku po hidhet asfalt elektoral.

“Sot kanë ardhur për të hedhur asfalt elektoral, me një kompani pa tender, me një kompani e cila nuk dihet kush është. Kanë ardhur këtu dhe kanë hedhur zhavorr, siç po bëjnë në pjesën më të madhe të rrugicave të degës numër 2.

Kjo rrugicë sot denoncohet dhe shkon në SPAK. Erion Veliaj, Florian Pullazi, kushdo tjetër që bën vepra të tilla penale, do të denoncohet për krimet elektorale”, u shpreh Tabaku.

Kandidatja per deputete e PD tha se askush nuk mund t’i mashtroje më qytetaret me copa asfalti që u hidhen vetëm për t’u marrë votën.

“Qytetarët e Tiranës e të gjithë Shqipërisë e dinë që pavarësisht se çfarë ndodh, në këto dhjetë ditë e pavarësisht sesi sillen në këto dhjetë ditë janë po të njëjtët. Janë ata që i kanë detyruar shqiptarët të largohen masivisht, janë ata që varfëruan familjet shqiptare, janë ata që i kanë lënë edhe pa ujë, pa drita, pa ushqim.

Që kanë shkaktuar eksodin më të madh të shqiptarëve në këto 30 vite.

Edi Rama, Erion Veliaj e kushdo tjetër, ta harrojë se qytetarët e Tiranës do shiten për një dorë asfalt, e për një dorë zift. Investime si ky që po bëhen në rrugicat e degës 2 ,janë thjesht shembulli i paaftësisë së tyre, i arrogancës së tyre.

Këta nuk ofrojnë dot asgjë tjetër përveç këtij modeli. Këta i kanë lënë më harresë qytetarët e Tiranës.

Mos harroni! Mos harroni që ata që ju varfëruan për 8 vite, ata që ju detyruan të largoheni për tetë vite, ata që kanë shkaktuar korrupsionin më të madh në tetë vite nuk mund të ndryshojnë.

Për këtë arsye ajo i ftoi qytetarët që ta largojnë këtë model me votë më 25 prill.

“Unë ju ftoj të gjithëve, të votojmë masivisht kundër këtij modeli, të votojmë masivisht për Partinë Demokratike, për numrin 9, për një qeveri normale, të votojmë masivisht për ofertën që ne kemi, për një qeverisje çdo ditë me njerëzit dhe çdo ditë me qytetarët…. Ta harrojnë se mund t’i blejnë votat në këtë mënyrë.

Ta harrojnë se banorët e kësaj zone po të gjithë degës numër 2, do t’i votojnë. Unë takoj përditë qytetarë që janë të mërzitur me arrogancën e tyre, me këtë model qeverisje dhe nuk ofrojnë absolutisht asnjë mbështetje për qeverinë në ikje.

Besoj që shqiptarët e kanë të qartë alternativën e tyre, e kanë të qartë ndryshimin dhe besoj që ndryshimi është duke ardhur. Dhjetë ditë na ndajnë nga ndryshimi, Dhjetë ditë na ndajnë nga ndarja e këtij modeli që sot i ka rrënuar gjithmonë e më shumë familjet e shqiptarëve.

Votoni numrin 9, votoni Partinë Demokratike për një qeveri normale, për ndryshim, votoni alternativën më të mirë që do të punoj për ju çdo ditë, jo vetëm 10 ditë para zgjedhjeve!”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për gjashtë qarqe, do të mbërrijnë sot në Shqipëri

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka lajmëruar se kompania sllovene Cetis ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit...

Close