X

SPAK thërret për të dëshmuar gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku pas publikimit të ‘database-it’ të PS-së

Pas publikimit të lajmit se Partia Socialiste kishte një database me të dhënat e 910 mijë personave në Shqipëri, SPAK ka thirrur për të dëshmuar drejtuesit e Lapsi.al, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Gazetarët do të paraqiten pranë prokurorisë në orën 13:30 për të dëshmuar lidhur me çështjen e publikimit të database-it.

Ndërkohë më herët SPAK ka nisur hetimet për ekzistencën e këtij database-i për votat e Partisë Socialiste, gjithashtu SPAK do të sekuestrojë serverin e e-Albanias për të krahasuar të dhënat nëse janë të njëjta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Kosova merr vendimin: Të hënën do të hapen të gjitha shkollat në vend

Ministrja e Arsimit në Kosove, Arbërie Nagavaci, ka njoftuar se nga e hëna në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitatr...

Close