X

Përse s’mund të ketë në asnjë rast bashkëpunim të së mirës me të keqen?

Nga Kastriot Islami

S’ka dhe s’mund të ketë bashkëpunim të opozitës me Ramën se është e KEQJA e madhe e këtij vendi! Kjo ka qenë për herë të 100-të përgjigja ndaj lëpirjes së radhës së mashtruesit dhe humbësit të 25 prillit…

Kjo përgjigje s’është as qëndrim radikal dhe as ekstremist, por qëndrim realist, qëndrim i njerëzve të ndershëm, qëndrim i shumicës së qytetarëve që duan NDRYSHIM dhe s’e durojnë më dot të keqen …Arsyet e këtij qëndrimi realist janë të pafundme dhe të panegociueshme…

Në planin moral s’ka asnjë mundësi e hapësirë që qytetarët e ndershëm të bashkëpunojnë me të keqen… që përfaqësohet me hajdutët, kriminelët, trafikantët… shokët e ngushtë dhe miqtë e Edi Ramës…

Në planin politik, s’ekziston asnjë element që qytetarët e revoltuar nga mashtrimet, gënjeshtrat, babëzia dhe zullumet të bashkohen dhe të falin të keqen e për me tepër të bashkëqeverisin me të keqen… Kjo do të thotë që e mira të bashkëqeverisë me Aleancën e Qelbësirave…

Kjo do të thotë që e mira të ndotet dhe të bëhet pis nga zullumet e së keqes, nga zullumet e Edi Ramës dhe të të gjithë atyre që janë miq e shokë të tij, hajdutët, kriminelët e trafikantët që jo vetëm Rama s’i ka ndëshkuar por as është distancuar prej tyre….

Në planin ekonomik, s’ka asnjë shans që njerëzit e varfëria bashkëpunojmë me hajdutët e pasuruar në kurrizin e saj ose thënë ndryshe që të varfërit të bashkëpunojnë oligarkët që me në krye Edi Ramën janë pasuruar duke vjedhur pronën e pasurinë e përbashkët të njerëzve të varfër dhe duke i varfëruar çdo ditë e më shumë ata përmes persekutimit e burgosjes së tyre, ose përmes nënshtrimit të tyre apo detyrimit për të emigruar…

Në planin penal, s’ka më asnjë hapësirë që të falet nga i ndershmi hajduti, krimineli, trafikanti që duhet ndëshkuar dhe i konfiskuar gjithçka ka grabitur në mënyrë të padrejtë e të paligjshme…

Në planin njerëzor s’ka asnjë hapësirë që qytetari i pastër të ulet e të bashkëpunojë me gënjeshtarin, mashtruesin, hipokritin, mosmirënjohësin…

Në planin kombëtar, s’mundet më që patrioti apo atdhetari të bashkëpunojë me tradhtarin.. me atë që u përpoq ti ngulë thikën pas shpine pavarësisë së Kosovës, integritetit të Shqipërisë dhe stabilitetit të rajonit…

Në planin e integrimit, s’ka më asnjë mundësi që shqiptarët e ndershëm që e ‘duan Shqipërinë si e gjithë Europa’ të bashkëpunojnë me atë që urren integrimin, që ka goditur pas shpine këtë dëshirë por-europiane të shqiptarëve, vetëm e vetëm për të ruajtur karriken e tij…

E çfarë tjetër mund të thuhet më shumë për këtë mashtrues, gënjeshtar e intrigant që edhe kur lëpihet së bashku me shpurën e të gjithë atyre që kanë kërkuar bashkimin e të gjithë qelbësirave për ta sjellë e mbajtur në pushtet, duke kërkuar si zvarranik bashkëpunim, vazhdon të gënjejë, të kërcënojë e me cinizëm të bëjë diversion…

pasi është tallur me qytetarët me shfaqjet e shëmtuara të cirkut duke i trajtuar si turmat dhe i detyruar të mbushin sheshet… Rama e kërkon këtë bashkëpunim tani që s’ka më asnjë mundësi tjetër veçse humbjes së madhe e të pashmangshme.

Vetëm për ti shpëtuar ndëshkimit qytetar. Ai e bën këtë si lëpirës frikacak sepse s’ka pikë burrërie të pranojë të gjithë fajet e gabimet e bëra në këto 20 vjet, me dashje e ndërgjegje të plotë, të distancohet qartë e preraz nga zullumet, marrëzitë dhe vjedhjet marramendëse, nga shokët e miqtë e tij hajdutë, kriminelë e trafikantë…

Ai në mënyrë të trashë ja kërkon këtë ‘bashkëpunim’ kryetarit Basha, duke tentuar ndërkohë përmes një diversioni prej budallai cinik ta veçojë nga bashkëpunëtorët e tij dhe mbi të gjitha ta ndajë nga qytetarët e ndershëm…

Përgjigja e qetë, e qartë dhe e prerë ka qenë e menjëhershme, por duket se halli i madh e ka shtyrë mashtruesin humbës, të vazhdojë të zvarritet e të lëpihet… Duket s’ka rrugë tjetër, veçse lëpirjeve të tij tipike drejt fundit të turpshëm e të pashmangshëm. Duket se është i çoroditur rëndë dhe i shkëputur nga realiteti, sa s’kupton fare se fatin e tij e kanë në dorë vetëm qytetarët e ndershëm dhe askush tjetër s’mund të pengojë largimin e ndëshkimin e tij.

Duke qenë në gjendje shumë të rëndë s’e kupton se qytetarët e ndershëm në shumicë masive s’e lejojnë që mira dhe e patra të bashkëqeverisë me të keqen dhe qelbësira

Që opozita të bashkëqeverisë me Hajdutët, Kriminelët, Trafikantët… Duket se është rëndë fare kur deklaron se këtë bashkëqeverisje mes të mirës e së keqes e kërkojnë qytetarët. Vajmedet se në çfarë pike ka arritur dhe se kush e drejton këtë vend…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Rikthim në mendësitë totalitare

Nga Artan Fuga/ Mua m'u duk se dje në thirrjen që kryeministri i bëri kryetarit të opozitës për t'u bashkuar...

Close