X

“Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve është e pafalshme”, Meta: 25 prilli do të jetë referendum popullor

Presidenti Ilir Meta thekson se mosmbështetja e bujqësisë dhe fermerëve është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.

Kreu i Shtetit i referohet një shkrimi në “Monitor”, sipas të cilit në programin e mbështetjes për bujqësinë vetëm 40% e fondeve kanë shkuar për fermerët.

Lidhur me këtë, Meta thekson se fonde te përcaktuara nga buxheti për bujqësinë janë dhjetë herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Becchettit.

Postimi i Metës:

Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.

Edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Becchettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive.

Plot 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive.

Ndërsa vetëm “thërrimet” përfundojnë te fermerët, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon.

Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin. 🇦🇱

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
U plagos me thikë, rëndë 19-vjeçari në Kukës, shpallet në kërkim 21-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Kukësit. Një 19-vjeçar është plagosur me mjet prerës nga...

Close