X

Meta nderon me medaljen “Hero i kombit” komandantin e batalionit partizan ‘Halim Xhelo’, Resul Veli (Çelaj)

Presidenti Ilir Meta shprehet me anë të një statusi në “Facebook” se ka nderuar me medaljen “Hero i kombit” komandantin e batalionit partizan ‘Halim Xhelo’, Resul Veli (Çelaj).

Meta thekson se Resul Veli (Çela) është një ndër bijtë më të mirë dhe trima të Tërbaçit e Labërisë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë nderova sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” një ndër bijtë më të mirë dhe trima të Tërbaçit e Labërisë, Heroin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Resul Veli (Çelaj), Komandantin e batalionit partizan ‘Halim Xhelo’, i cili ra heroikisht duke luftuar në betejën e madhe kundër pushtuesve nazistë në Qafën e Kiçokut në 7 dhjetor 1943.

Në këtë betejë të pabarabartë, Komandant Resuli së bashku me shokët e tij, shkruan me gjakun e tyre një nga faqet më të ndritura të heroizmit, atdhedashurisë, vetëmohimit dhe trimërisë së popullit shqiptar në luftë kundër nazi-fashizmit, duke u kthyer në burim të përjetshëm frymëzimi për gjeneratat e reja.

Vlerësimi i gjakut të derdhur për Shqipërinë nga Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, është borxhi, që ne të gjithë u kemi për të qenë gjithmonë syçelët për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të vendit.

Ky nderim është vlerësim e respekt edhe ndaj vetë dinjitetit, integritetit dhe identitetit tonë si shqiptarë dhe europianë.

Në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë nderova sot me Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit" një ndër bijtë më të mirë dhe…

Posted by Ilir Meta on Friday, April 16, 2021

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Basha tjetër mesazh shqiptarëve: Mos e humbni këtë shans, ju jeni zotërit e vërtetë të vendit. Votoni ndryshimin!

Kryedemokrati Lulzim Basha iu dërgon një tjetër mesazh shqiptarëve, kur na ndajnë 9 ditë nga zgjedhjet. Basha pyet se çfarë...

Close