X

Kryemadhi: Edi Rama është një në ikje që shkatërroi familjet, ekonominë, rininë shqiptare dhe kërkon të tjetërsojë flamurin tonë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte pasditen e së premtes në Gjirokastër, nga ku deklaroi se Edi Rama tashmë në ikje, por që shkatërroi familjet shqiptare, shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë, që i largoi nga Shqipëria dhe aq më shumë po shkatërron çdo ditë e më shumë identitetin tonë.

“Përshëndetje motra dhe vëllezër gjirokastritë! Vangjel të falenderoj shumë. Në fakt më shumë socialistë se Vangjeli, Monika, Aldi, Berti, nuk mund të gjejnë dot të gjithë socialistët e të gjithë qarkut të Gjirokastrës për të patur shansin për të votuar më 25 prill Lëvizjes Socialiste për Integrim. Tek vinim tani rrugës më thotë Vangjeli që nesër lartmadhnia paska takimin në orën 4 mbasdite dhe ka marrë të gjithë administratën me firma për të qenë prezent. Ai nuk është as lartmadhni, as poshtëmadhni. Ai është një në ikje, i cili shkatërroi familjet shqiptare, shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë, që i largoi nga Shqipëria dhe aq më shumë po shkatërron çdo ditë e më shumë identitetin tonë.

Sot një nga problemet më të mëdha është ajo që tha Vangjeli, hemorragjia e institucioneve të qarkut të Gjirokastrës. Është shumë e vërtetë, sepse nuk është e paqëllimshme kjo hemorragji. Nuk është i paqëllimshëm largimi i spitalit rajonal të Gjirokastrës drejt Fierit, sepse do t’i detyrojë gjirokastritët, tepelenasit, libohovitët, dropullitët e të gjithë, të shkojnë të kurohen në Greqi, kur ndërkohë duhet të kenë spitalin e tyre në mes të qytetit. Nuk është i paqëllimshëm largimi i arkivave drejt Lushnjes, sepse kërkon tjetërsimin e gurëve të sokakëve të Gjirokastrës, kërkon tjetërsimin e historisë shqiptare. Nuk është i paqëllimshëm largimi i Drejtorisë Arsimore. Nuk është i paqëllimshëm çdo largim institucional, sepse Edi Rama dhe Rilindja kërkon të zhdukë historinë tonë, kërkon të zhdukë memorien tonë, kërkon të tjetërsojë flamurin tonë.

Prandaj, ajo që është dhe më e rëndësishme për të gjithë ne kudo që jemi, të mos ndalojmë në asnjë moment dhe asnjë sekondë. Të trokasim derë më derë, të bisedojmë me të gjithë njerëzit tanë, me miqtë me familjarët. Me qindra janë kthyer nga emigracioni që kanë ardhur për të votuar. Dje takova në Laprakë që kishin ardhur nga Franca, nga Gjermania, nga Amerika. Po kthehen, sepse e dinë që ndryshimi ndodh vetëm me votë. Ndryshimi ndodh me votën tuaj më 25 prill, duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Të dashur miq, tek vija rrugës nuk e prisja atë pritje madhështore nga djemtë e Memaliajt, të Përmetit, të Tepelenës dhe nuk e mendoja që vërtetë do të kishte kaq shumë të rinj në këto zona. Ajo çfarë shikojmë ne përditë janë fshatrat e braktisur, janë shtëpitë e braktisura për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së zhvillimit të ekonomisë, për shkak të mungesës së zhvillimit të turizmit, për shkak të mungesës së zhvillimit të jetës së përditshme, për shkak të mungesës së dëshirës dhe vizionit për ta zhvilluar këtë vend”, deklaroi Monika Kryemadhi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Meta nderon me medaljen “Hero i kombit” komandantin e batalionit partizan ‘Halim Xhelo’, Resul Veli (Çelaj)

Presidenti Ilir Meta shprehet me anë të një statusi në “Facebook” se ka nderuar me medaljen “Hero i kombit” komandantin...

Close