X

Grisejda Myslimi: Më 25 prill, Vlora do të votojë ndryshimin, LSI numrin 6!

Kandidatja e LSI në Vlorë, Grisejda Myslimi shprehet se premtimi i qeverisë “Rama” për shëndetësi falas rezultoi një mashtrim. Në një video mesazh në Facebook, Myslimi shton se “kostoja tepër e lartë dhe e papërballueshme e trajtimit të COVID-19 në shumë raste rezultoi në fatalitet”.

Mesazhi i kandidates së LSI në Vlorë

“Shëndetësia falas rezultoi një mashtrim kriminal! Keqqeverisja i preku deri në “kockë” shqiptarët.

Kostoja tepër e lartë dhe e papërballueshme e trajtimit të COVID-19 në shumë raste rezultoi në fatalitet. Ndërkohë që mijëra familje me të ardhura të pamjaftueshme kanë hyrë në borxhe.

Ndihma nga shteti ka qenë zero.

Prandaj më 25 Prill, Vlora do të votojë ndryshimin, LSI numrin 6!

Shëndeti publik do të jetë detyra jonë parësore. Nesër në qeverisje, LSI do të përmirësojë kushtet në spitale, do luftojë korrupsionin tek mantelbardhët, do ulë çmimin e ilaçeve dhe do t’ju shërbejë me përulësi qytetarëve. Sepse për LSI prioritet është mbrojtja e shëndetit dhe jetës së çdo shqiptari.

VOTO VAJZËN E VLORËS!

VOTO LSI!🌹 VOTO NUMRIN 6️⃣!🌹

LSI 3️⃣ MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!🌹”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kryemadhi: Sondazhet nuk janë politikë, por gjoba. Mbështetësit e LSI të palexueshëm të qëndrueshëm dhe luftëtarë

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi sondazhet e organizuara nuk janë reale, por janë gjoba që vendosin sondazhuesit. Në një...

Close