AKTUALITET, 16 Prill 2021, 17:26

Elbasan/ "Range Rover" përplas biçikletën, drejtuesi pa ndjenja në rrugë

Elbasan/ "Range Rover" përplas biçikletën, drejtuesi

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites pranë stadiumit "Elbasan Arena".

Një automjet "Range Rover" raportohet se ka përplasur një drejtues biçiklete, e cila për pasojë ka rënë pa ndjenja në rrugë. Siç shikohet edhe nga pamjet, gruaja ka pësuar dmëtime të ndryshme në trup.

Ndërsa kalimtarët po përpiqen t'i japin ndihmën e parë.

Sipas të dhënave të para mësohet se biçikleta i ka prerë rrugën mjetit tip ‘Range Rover’, që drejtohej nga një femër.