X

Edi Rama: Departamenti Amerikan i Shtetit e ka gabim, ne e luftuam pastrimin e parave…


Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, është pyetur lidhur me fenomenin e pastrimit të parave, veçanërisht në ndërtim, tek kullat që po ndërtohen në Tiranë.

Moderatori i emisionit i kujtoi kryeministrit, raportin e Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave ku thuhet, se “qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm për të penguar pastrimin e parave dhe krimet financiare në vitin 2020”.
Rama e kundërshtoi këtë, duke deklaruar se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është i saktë në këtë konstatim dhe se “nuk ka informacion”.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Në raportin e Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave thuhet, se “qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm për të penguar pastrimin e parave dhe krimet financiare në vitin 2020”.

Edi Rama: Kjo nuk përkon fare me realitetin,

Ylli Rakipi: Domethënë gënjejnë këta të Departamentit? Këto që nuk të pëlqejnë nga amerikanët…

Edi Rama: Po flasim për një gjë të shkruar aty, nuk është karta e kushtetutës amerikane ajo. Ne kemi bërë të gjithë ato që duhet të bënim, bazuar në të gjithë rekomandimet e Moneyval dhe bazuar në të gjithë planin e veprimit. Të thuash nuk bëmë asgjë, nuk kanë informacion, nuk kanë informacion më e pakta.

/TPZ.al/

EMISIONI I PLOTË:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Përplasja me armë në Mamurras, Gjykata liron policin e arrestuar dhe vëllezërit Fufi

Gjykata e Kurbinit ka liruar nga qelia policin e arrestuar për përplasjen me armë në Mamurras, D.Medani së bashku me...

Close