X

“Zgjedhjet duhet të jenë një festë”, ambasadori italian: Ne bëjmë tifo për popullin shqiptar, jo për parti politike

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka bërë një deklaratë për mediat në qytetin e Elbasanit.

Ai tha se ndodhej në Elbasan për të takuar drejtuesit e partive politike dhe theksoi rëndësinë e zgjedhjeve duke i konsideruar si ‘një moment të shenjtë’ për një demokraci.

“Unë erdha në Elbasan për të takuar drejtuesit e partive politike. Kam ardhur këtu sepse zgjedhjet për një demokraci janë një moment i shenjtë një moment i rëndësishëm momenti kur populli vendos se kush do që ta drejtojë”– theksoi Bucci.

Në deklaratën e tij, ai foli për rëndësinë që Shqipëria ka për Italinë dhe se vëmendja e italianëve është e përqendruar në zgjedhjet e ardhshme të Shqipërisë.

Shqipëria për Italinë është një vend i veçantë dhe ne kemi raporte që na lidhin në një mënyrë shumë të fortë. Në Itali ka shumë vëmendje për zgjedhjet e ardhshme, unë marrë shumë mesazhe çdo ditë nga njerëz që janë të interesuar për situatën në Shqipëri.”

Gjithashtu u kujdes të përmendte se Italia nuk mbështet asnjërën prej partive politike por vetëm për popullin shqiptar. Sipas tij, Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët që të zgjidhë problemet e tyre dhe të çojë vendin gjithmonë e më shumë drejt BE.

“Ne nuk bëjmë tifo për as për njërën parti as për tjetrën. Ne bëjmë tifo për popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët për të zgjidhur problemet e shqiptarëve. Që ta çojë Shqipërinë gjithnjë e më pranë Europës.

I takon shqiptarëve të mendojnë. Nëse pjesa më e madhe e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme do të mendojnë se kjo qeveri ka bërë një punë të mirë do të votojnë për qeverinë aktuale. Nëse kjo mazhoranca shqiptare do të mendojë të kundërtën do të votojë për një qeveri tjetër”- u shpreh ambasadori.

Ai gjithashtu bëri një paralelizëm të fushatës elektorale në Shqipëri me atë në Itali, duke thënë se kishin ngjashmëri në pjesën e pasionit dhe diskutimeve që bëheshin por tha gjithashtu se e vetmja pjesë që atij nuk i pëlqen është dhuna sepse i konsideronte zgjedhjet si festë të demokracisë.

“Fushata Elektorale në Shqipëri më kujton shumë fushatën në Itali. Ka shumë pasion, vëmendje diskutime ku diskutimet verbale janë ok por ajo që nuk shkon kurrë është dhuna.

Zgjedhjet duhet të jenë një festë. Zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jenë një festë për të gjithë sepse është festa e demokracisë sepse është momenti kur populli zgjedh se nga kush do që të drejtohet” – përfundoi ambasadori.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Deutsche Welle: Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan

“Zgjidhje” titullohet paragrafi i një “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa...

Close