X

Rekord infektimesh në Gjermani, mbi 29 mijë raste me COVID-19 brenda 24 orëve

Gjermania ka regjistruar 29,426 raste me covid-19 gjatë 24 orëve, shifra më e lartë ditore që nga 8 Janari.

Vendi regjistroi 293 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 79,381. Gjermania po përballet me një variant më të transmetueshëm të COVID-19 pesë muaj para zgjedhjeve kombëtare që sipas parashikimeve konservatorët e Kancelares Angela Merkel pritet të pësojnë humbje të mëdha.

E irrituar nga dështimi i disa rajoneve për të zbatuar kufizime më të ashpra pavarësisht rasteve në rritje, Merkel dëshiron që parlamenti t’i japë qeverisë federale kompetenca të përkohshme për të vendosur bllokime më të ashpra në zonat më të prekura.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz tha se: “Këto masa kanë treguar se kanë qenë efikase në shumë vende të botës – dhe ka ulur shkallën e incidencës,” tha ai, duke shtuar se duhet bërë diçka për të kufizuar përhapjen e virusit.

“Ne duam të vendosim rregulla strikte,” përfundoi Scholz.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Bota Kryesore, LAJME
Vidhet gjatë natës kompania private në Durrës, arrestohet roja

Një kompani private në Durrës ka rënë pre e vjedhjes gjatë orëve të natës, ku persona të paidentifikuar kanë marrë...

Close