X

Rakipi: Shkëlqim Fushën nga fushë e bëre mal! Oligarkët i fryn me tendera dhe para… Rama: Nuk ka oligarkë!

Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, është pyetur lidhur me oligarkët në Shqipëri dhe paratë publike që marrin ata.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Për mua, oligarkët e medias janë më të rrezikshëm se këta që përmend edhe opozita. Oligarkët e medias jën tre-katër familje.

Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë.

Rakipi: Ka tipikisht si në Rusi. Bëjnë ligje. Ke ndarë Shqipërinë me pesë veta.

Rama: Nuk ka oligarkë në Shqipëri. E kanë kapacitetin imponues ndaj meje, zero. Më thuaj një treg të shtrembëruar për faj të tyre.

Rakipi: Së pari të ndalova tek një grusht njerëzish të cilët që në kohën e Berishës.. I’a përmendur edhe Bashës. A është Çeti oligark? A është Zamiri oligark? I ke përmendur për ti thënë Lulit që këta i ke patur ti dikur.

Rama: Për mua ata nuk janë oligarkë. Oligarku është dikush që ka kapacitet imponues ndaj shtetit dhe për shkak të kësaj gëzon të drejta monopoliste, jo sepse janë të pasur. Rusia ka dhe të pasur të tjerë.

Rakipi: Kishte 7 veta Saliu, i ke marrë tani ti dhe ata emra janë prap.

Rama: Ata e kanë nisur nga hiçi dhe janë rritur. Ata janë punëdhënësit më të mëdhenj të Shqipërisë, janë motorr i ekonomisë shqiptare. Ne do të marrim mandatin e tretë, do të vijnë të tjerë. Ata do të jenë aty. Janë vertebra të ekonomisë shqiptare.

Rakipi: Ata vërtet paguajnë taksa, sepse pjesën dërrmusese të parave ua jep ti. Ju jepni para publike. Fusha përshembull, nga Fushë e bëre mal. Nga 660 milionë lek që ka marrë nga viti 2012, ju e keni rritur në 2.76 miliardë lek. 4.2 herë më shumë. Ka paguar taksa por ka marrë më shumë. I fryn në para, tendera dhe paguajnë taksa. Mos e përmend si gjë të madhe.

Rama: Ishte shokuese që Cim Fusha të quhet oligark… Po të jap një shembull për të kuptuar që koha kur tenderat kanalizohen në disa duar, ka vdekur me qeverinë e Saliut…

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Cenimi i procesit zgjedhor, Meta: Do t’i var unë të gjithë ata që do t’i kap…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur lidhur me rastin e Pukës, ku policia kapi një zyrtar të LSI duke...

Close