X

Celibashi: Qendrat e votimit do të monitorohen me kamera

Qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë të monitoruara me kamera.

Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi ka publikuar video nga kamerat e sigurisë që do të instalohen në 5 199 qendra votimi.

Ai shkruan se kjo është një garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërisë, si fotografimi i votës, votimi familjar dhe votimi më shumë se një herë.

“Monitorimi me kamera i 5.199 Qendrave të Votimit, garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë, etj.

Zgjidh, Voto, Vendos!”, shkruan Celibashi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Zgjedhjet duhet të jenë një festë”, ambasadori italian: Ne bëjmë tifo për popullin shqiptar, jo për parti politike

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka bërë një deklaratë për mediat në qytetin e Elbasanit. Ai tha se ndodhej...

Close