X

VIDEO/ Sot ka ditëlindjen, Dafina Zeqiri merr surprizën e bukur në mesnatë

Dafina Zeqiri feston sot 32 vjetorin e lindjes. Diva e muzikës shqiptare është surprizuar në mënyrën më të bukur nga i dashuri i saj, Dj Geek i cili ka organizuar një festë në mesnatë.

Çdo gjë ishte e menduar deri në detaje duke filluar nga torta me imazhin e këngëtares dhe zbukurimet në shtëpinë e saj.

Dafina ka reaguar duke falenderuar publikisht partnerin për këtë surprizë të këndshme.

Ndërkaq, Dj Geek ka ndarë dhe disa foto ku shihet me Dafinën të përqafuar në bregdet. Kujtojmë që Dafina e ka marrë urimin e parë për ditëlindjen që para një jave nga mikja e saj më e mirë.

Ajo ka dashur ta surprizojë këngëtaren e para.

“Shoqja ime më e mirë. Faleminderit shumë që më motivon në jetë dhe je në krahun tim gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen, Të uroj dashuri dhe lumturi! Të dua shumë, Nora”, shkruhet në pusullën që shoqja ka dërguar për këngëtaren.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Këngëtari shqiptar do të përfaqësojë Zvicrën në “Eurovision”, Muharremaj: Me shumë qejf do të përfaqësoja edhe vendin tim

Zvicra këtë vit përfaqësohet nga një shqiptar në festivalin e madh evropian, “Eurovision Song Contest 2021”. Ai është Gjon Muharremaj,...

Close