X

“Janë lëshuar nga zinxhirët sikur Bonaparti lëshonte kriminelët sa herë kishte…”/ Artan Fuga për “digital killers”: Këtë javë janë shtuar shumë!


Nga Artan Fuga

Susssssss qafira!

Çfarë teme e bukur për studim!

Sa janë shtuar digital killers këto javë! Profile fallco të krijuara aty për aty, në mënyrën më qesharake të mundshme, fut ca foto, fut ca tekste pa lidhje, fut ca citate, dhe aq u krijuar profili!

Çfarë mungese profesionalizmi! Bëjini një çikë më mirë ato profilet maska, ku digital killers hedhin gurin dhe fshehin dorën : shajnë, fyejnë, kërcënojnë, flasin pa lidhje, shntazhojnë!

Militantë, digital killers të paguar, përfitues tenderash apo sorollop i tyre, sulen ndaj cdo analize, ndaj cdo ideje, duke dashur t’i mbyllin gojën gjithkujt që shprehet lirshëm në dëshirën e vet!

Janë këta që me ligjin kundër rrjeteve sociale dhe me të gjitha format duan të kontrollojnë televizionet, portalet dhe gazetat, kontrollojnë pushtetin ekonomik, postet e ndara në administratë me miq e farefis, ata që marrin truaje për ndërtim, lloj lloj individësh që përvidhen për një nëpunësi e rrogë të vogël në shtet, që i shpëtojnë syrit të publikut duke përfituar privilegje të vogla jeniçerësh, mercenarësh, duke i quajtur të tjerët budallenj, ata që për një vaksinë kineze pa radhë janë gati t’i fusin hanxharin kujtdo që u prish qetësinë sepse dëshiron që qytetari të trajtohet denjësisht, që pasuritë të mos rrëmbehen nga disa, që vendet e punës të mos ndahen sipas hallës, dajës, baxhanakut, djalit të burrit të motrës martuar me kushërirën e parë të kunatit të nipit të gjyshit nga mamaja!

Këta të pa turp, që kur i zhduk nga faqja bërtasin: diktaturëëë! Censurë!

Këta turpi i shoqërisë, këta që janë lëshuar nga zinxhirët sikurse lëshon, te Napoleon Bonaparti të burgosurit për krime penale sa herë që qyteti kishte turbullira për të trembur qytetarët!

Këta që bëjnë poshtë punën e fëlliqur që shefat në televizione të flasin me jaka të bardha, që të tregojnë arritjet: raketën e çuar në Mars, nëndetëset e dërguara në kozmos, tenxheret që e bëjnë gatimin pa u vënë në zjarr, shpikjen e vaksinës, dhe që na premtojnë një të ardhme qiellore!

Dhe për ne këtu në web ku qytetarët falë teknologjisë mund të flasin lirshëm i përgjojnë, përgojojnë, u zënë pritë, shpifin, shajnë, pështyjnë! Dhe poqese u mbyll derën, thërrasin : Diktaturëëë!

Janë pikërisht këta që u nxjerrin kallajin fjalëve të bukura. Ata janë çka mendojnë për ne të vërtetë ca të pushtetshëm! Jepni votën pa pastaj llomotisni, pastaj masturbohuni në rrjetet sociale!

Por, tani susssssss qafira!

Ky është realiteti!

Shihni tani se çfarë do të vjellin ndaj këtij postimi!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Barbarizmi ekonomik i Rilindjes

Nga Artan Hoxha Në shtatë vite të plota fiskale rilindëse, 2014-20, Prodhimi i Brendshëm Bruto Nominal (PBBN) arriti nga rreth...

Close