

Blerim Vela është emëruar Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani.
Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë Osmani e cila tha se Vela ka përvojë 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit.
Njoftimi i plotë:
Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes.
Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.
Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.
Blerimi jeton në Prishtinë së bashku me gruan Shqipen dhe djalin Malin. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri të avancuara të gjuhës serbe dhe asaj maqedonase
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Kemi buxhet mjaftueshëm për sigurimin e vaksinave
Vjosa Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OSBE
14 viktima dhe 520 raste me Covid në Kosovë në 24 orët e fundit
Presidenti i Sllovenisë: Kundërshtoj fuqimisht ndryshimin e kufijve
Përplasja me Dendias, Erdogan: Ministri ynë vendosi kufijtë e tij
Përplasja me armë në Mamurras, Gjykata liron policin e arrestuar dhe vëllezërit Fufi
Ministri gjerman: Vizatimi i kufijve të rinj është i rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor
‘Përplasja’ e ministrave në Ankara, mediat greke: Dendias u provokua nga Erdogan
Lini nje Koment