X

Vasili: Koha e Rampallës ka mbaruar! Rampalla bëri qesharake Ushtrinë dhe Policinë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaron se Edi Rama bëri qesharake Ushtrinë dhe Policinë, që lufton me armiq imagjinare dhe përdoret sa herë që i hyn lepuri në bark.

Koha e Rampallës ka mbaruar!

Koha e Kushtetutës dhe ligjit po gjëmon.

Rampalla bëri qesharake Ushtrinë, që lufton me armiq imagjinare dhe përdoret sa herë që i hyn lepuri në bark.

Koha e kthimit të dinjitetit të Ushtrisë po buçet.

Rampalla e bëri armike të qytetarëve policinë sa herë që frika i merr shalët.

Koha e kthimit të Policisë në mike të qytetarëve dhe ligjit po bubullin.

Rampalla është kryefjala e frikacakëve dhe batakçinjve pa atdhe.

Referendumi mbarëpopullor i 25 prillit është kryefjala e të rinjve dhe rejave, e burrave dhe grave, që s’ju dridhet syri dhe për atdheun japin gjithçka”, deklaroi Petrit Vasili.

Koha e Rampallës ka mbaruar!

Koha e Kushtetutes dhe ligjit po gjemon.

Rampalla beri qesharake Ushtrine, qe lufton me…

Posted by Petrit Vasili on Wednesday, April 7, 2021

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vjosa Osmani emëron shefin e stafit të Presidencës

Blerim Vela është emëruar Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë Osmani...

Close