X

Plas keq në studio, kontrollori i kthehet Baton Haxhiut: Kam mbajt b*** tënde në ajër për 23 vite!

Debat i fortë midis analistit Baton Haxhiu dhe kontrollorit të AlbControl, Andel Trebicka, në emsionin “Opinion”, ku u trajtua tema e bllokimit të fluturimeve nga aeroporti ndërkombëtar të Rinasit.

Pjesë nga biseda:

Kontrollori Andel Trebicka: Kam mbajt b*** tënde në ajër për 23 vite të sigurt dhe ti del e më thua mua kush je ti… Zoti Fevziu, ma thuaj dhe njëherë tjetër pyetjen?

Blendi Fevziu: Ja se ka zoti Haxhiu një replikë!

Baton Haxhiu: E para unë nuk bëj bisedë me fjalë të tilla në studio, ki kujdes me fjalorin, unë nuk thashë mos protestoni, por jo në këtë mënyrë. Ju nuk mund ta lini shtetin në mjegull. Vazhdoni grevën, por punoni…

Kontrollori Andel Trebicka: Nuk ka logjikë që të punosh e të bësh grevë.

Baton Haxhiu: A e dini ju çfarë përgjegjësie keni marrë… Mund të prisnit edhe dy javë, dhe më pas ta bënit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kontrollori i Rinasit: Po na arrestojnë një nga një, sikur jemi në shtetin e Erdogan!

Andel Trebicka, një nga kontrollorët që janë në grevë për pagat në Rinas, tha se policia po i arreston një...

Close