X

“Pas grevës qëndron vetë Rama”- Basha thirrje kryeministrit: Ndal kërcënimet, e di tashmë fare mirë se do të humbasësh


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka  reaguar për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, ku janë ndërprerë fluturimet për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Në një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati i bën thirrje kreut të qeverisë Edi Rama, të “ndalë kërcënimet” dhe “ta ndërpresë menjëherë grevën”, ndërsa e drejton mbi të gishtin e akuzës për situatën e krijuar.

Reagimi i Bashës në Twitter

Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama.

Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Mu lutën në Shqipëri’’, Ramush Haradinaj: Nuk e bëra vaksinën, ja arsyeja

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zbulon se kur ka qenë në Shqipëri e kanë lutur të bëjë vaksinë anti-Covid, por...

Close