X

Mbretëria e Bashkuar do t’ju ofrojë personave nën 30 vjeç vaksinë alternative ndaj AstraZeneca


Mbretëria e Bashkuar, do t’ju ofrojë personave nën 30 vjeç dhe pa sëmundje shoqëruese që i shtojnë rrezikun nga Covid-19, një vaksinë alternative ndaj AstraZeneca, pas efektit të rrallë anësor të mpiksjes së gjakut shoqëruar me trombocite të ulëta.

Sipas të dhënave të MHRA, nga 20 milionë të vaksinuar me AstraZeneca, 79 persona patën efektin e rrallë anësor dhe 19 persona humbën jetën, të moshave 18-79 vjeç.

Sipas rregullatorit, ende nuk ka prova që të konkludojnë se efekti u shkaktua nga vaksina, por se një lidhje mes efektit anësor dhe vaksinës po përforcohet. Për këtë arsye personave nga 18-29 vjeç, do t’u ofrohet vaksina Pfizer ose Moderna.

Sipas MHRA, personat që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, duhet të marrin edhe dozën e dytë, përveç rasteve që kanë patur efektin anësor të mpiksjes së gjakut.

Gjithashtu personat që kanë sëmundje të gjakut, dhe që kanë risk më të lartë të mpiksjes së gjakut, duhet të flasin së pari me mjekun e tyre, përpara se të vaksinohen.

Rreth 2/3 e rasteve të mpiksjes së gjakut nodhën tek gratë, por nuk është ende e mundur të identifikohet një faktor risku si gjinia apo mosha.

Ditën e sotme edhe EMA e Bashkimit Europian ka mbajtur një konferencë për shtyp për vaksinën AstraZenecca, duke konsideruar se mpiksja  e gjakut e shoqëruar nga trombocitet e ulëta, është një efekt anësor mjaft i rrallë i vaksinës.

Por, sipas rregullatorit, përfitimet nga kjo vaksinë, i tejkalojnë risqet.

Konkluzioni i EMA është që ky efekt i rrallë anësor, duhet të listohet zyrtarisht për këtë vaksinë.

Raportimet për kombinimin e mpiksjes së gjakut dhe plateleve të ulëta, është mjaft e rrallë dhe se përfitimet në përgjithësi për të ndalur Covid-19, i tejkalojnë risqet dhe efektet anësore“, u deklarua nga zyrtarët e EMA.

Emer Cooke, drejtuesja e EMA, tha se kjo agjensi nuk ka mundur të nxjerrë një konkluzion lidhur me moshën apo gjininë, si një faktor risku, pavarësisht se më shumë raste janë parë tek gratë më të reja. Por, sipas EMA efekti i rrallë anësor ka ndodhur edhe tek burrat dhe të moshuarit.

Deri në 22 mars, në vendet e BE, ka patur 62 raste të CVST dhe 24 raste të trombozës së venave, në 25 milionë vaksinime. 18 prej këtyre rasteve kanë rezultuar fatale.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Përfituan shuma të ndryshme monetare duke mashtruar përmes rrjeteve sociale, arrestohet i 3-ti i grupit

Vijon operacioni policor i koduar “KAMELEONËT 2”, vihet në pranga një nga personat e shpallur në kërkim. Operacioni nga Njësia...

Close