

Brazili ka regjistruar më shumë se 4,000 viktima në 24 orë nga koronavirusi.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se, një mutacion i Covid me transmetueshmëri të lartë ka ndikuar në rritjen e shpejtë të rasteve të infeksionit.
Ndërkohë në Brazil spitalet janë të tejmbushura me pacientë me Covid-19 dhe sistemi shëndetësor në shuma zona është në prag kolapsi.
Numri i personave që kanë humbur jetën është rreth 337,000, duke u bërë vendi i dytë për numrin më të lartë të viktimave pas SHBA.
Nga ana tjetër presidenti brazilian, Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Sakaq në Brazil janë zbuluar 92 variante të koronavirusit duke përfshirë edhe variantin P.1 i cili ka rrezikun më të lartë për shkak të transmetueshmërisë së lartë.
Variant i cili mendohet se fillimisht është regjistruar në nëntor të 2020-ës në Amazonë duke u përhapur me shpejtësi në Manaus.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
Vrau tetë persona dhe plagosi shtatë të tjerë, autori në Indianapolis një 19-vjeçar me precedentë
Lideri opozitar, Navalny nga burgu: Më kërcënuan se do të më ushqejnë me forcë
Vaksinohet kancelarja Angela Merkel, ja kë vaksinë mori
Shkon në tre milionë numri i viktimave nga Covid-19 në të gjithë botën
Covid-19/ OBSH: Numri i rasteve të reja në botë është dyfishuar gjatë dy muajve të fundit
Zyrtari i lartë amerikan: Mund të nevojitet një tjetër vaksinë anti-Covid pas një viti
OKB: Miliona gra nuk janë zot në trupin e tyre
Lini nje Koment