X

Greva e Albcontrol, paralajmëron Rama: Sabotimi nuk do të tolerohet! Organizatorët do të kallzohen penalisht


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së kontrollorëve ajrore të Rinasit, duke u shprehur se sabotimi i Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet.

Në një postim në “Twitter”,ndër të tjera, Rama shkruan se organizatorët do të përballen me ligjin  dhe do të kallzohen penalisht.

Statusi i plotë

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Pezullimi i fluturimeve, reagon Meta: Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë, po cënohet siguria kombëtare!

Presidenti Ilir Meta reagon pas pezullimit të fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, për shkak të bllokimit të punës nga kontrollorët....

Close