

Rregullatori i barnave të Bashkimit Europian, EMA, ka raportuar sërish mbi vaksinën AstraZeneca, duke konsideruar se mpiksja e gjakut e shoqëruar nga trombocitet e ulëta, është një efekt anësor mjaft i rrallë i vaksinës.
Por, sipas rregullatorit, përfitimet nga kjo vaksinë, i tejkalojnë risqet.
Konkluzioni i EMA është që ky efekt i rrallë anësor, duhet të listohet zyrtarisht për këtë vaksinë.
“Raportimet për kombinimin e mpiksjes së gjakut dhe trombociteve të ulëta, është mjaft e rrallë dhe se përfitimet në përgjithësi për të ndalur Covid-19, i tejkalojnë risqet dhe efektet anësore“, u deklarua nga zyrtarët e EMA.
Emer Cooke, drejtuesja e EMA, tha se kjo agjensi nuk ka mundur të nxjerrë një konkluzion lidhur me moshën apo gjininë, si një faktor risku, pavarësisht se më shumë raste janë parë tek gratë më të reja. Por, sipas EMA efekti i rrallë anësor ka ndodhur edhe tek burrat dhe të moshuarit.
Deri në 22 mars, në vendet e BE, ka patur 62 raste të CVST dhe 24 raste të trombozës së venave, në 25 milionë vaksinime.
18 prej këtyre rasteve kanë rezultuar fatale.
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Kush po e fiton garën elektorale në rrjetet sociale?
Koronavirusi në Shqipëri, dy të vdekur 179 raste të reja dhe në 24 orët e fundit
Edi Rama: Departamenti Amerikan i Shtetit e ka gabim, ne e luftuam pastrimin e parave…
“Damian, të fala Gurusë”, Meta: Rama ka importuar banditin nga Astiri në Vlorë për të blerë vota!
SPAK thërret për të dëshmuar gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku pas publikimit të ‘database-it’ të PS-së
Tabaku kallëzon Erion Veliajn në SPAK: Punime pa tender në periudhë zgjedhore për të mashtruar qytetarët
“Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve është e pafalshme”, Meta: 25 prilli do të jetë referendum popullor
Censi i Partisë Socialiste nga “patronazhistët” për Tiranën, 69% e votave janë të pasigurta!
Lini nje Koment