X

Bllokimi i Rinasit, pas Ballukut Rama nxjerr dhe Niko Peleshin të reagojë: Forcat e Armatosura kanë rritur vigjilencën

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar pamje, të marrjes në ruajtje të Aeroportit “Nënë Tereza” nga ana e ushtrisë. Peleshi thekson se është rritur vigjilenca për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit.

Postimi i Niko Peleshit:

Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Bllokimi i Rinasit/ Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror thirrje: Ndalni sulmet mbi kontrollorët, zgjidhje me dialog, jo qasje totalitare

Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror ka reaguar pas grevës së nisur nga Albcontroll që ka sjellë dhe pezullimin...

Close