

Rreth shtatë muaj pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve, Paris Saint Germain provoi të hakmerret ndaj Bayernit të Mynihut, duke e mposhtur me rezultatin 2-3 në “Allianz Arena” dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në gjysmëfinale, ndonëse gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Francë.
Sfida nisi vrullshëm për parizienët, që kaluan në avantazh në minutën e tretë, teksa pas një pasimi të saktë të Neymar, Kylian Mbappe mposhti portierin Neuer dhe dërgoi sferën në rrjetë.
Në minutën e 28′ francezët shënuan edhe golin e dytë, një gol tërësisht “brazilian”, pasi Neymar asistoi dhe Marquinhos dërgoi topin në rrjetën e portës së Neuer.
Bayerni rihapi takimin me Choupo-Motting, që kishte rolin të zëvendësonte bomberin Lewandowski pikërisht përballë PSG-së, fanellën e të cilës veshi deri në fundin e verës së kaluar.
Në pjesën e dytë ishte Thomas Muller që riktheu baraspeshën, por vetëm për pak minuta, pasi Mbappe shënoi edhe golin e dytë personal e të tretin për PSG-në, pas një asisti të Di Marias, duke vulosur suksesin e francezëve.
Ka hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve edhe Chelsea, që fitoi çerekfinalen e parë ndaj Portos me rezultatin 0-2 në “O’Dragao”. Mason Mount në pjesën e parë dhe Ben Chilwell pak para fundit, vulosën suksesin për londinezët e Thomas Tuchel.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar
Ja si po e bind Laporta Messin që të nënshkruajë kontratën e re
Ibra nuk kursehet për luksin, shpenzon 20 milionë euro për një jaht
Aventurë e frikshme për Smalling, tre hajdutë me armë i grabisin shtëpinë
Europa League/ Roma “ruan nderin” e Italisë në Europë, Arsenal nuk lë vend për surpriza
Allegri kandidat për stolin e Bayernit, e pëlqen Rummenigge!
Objektivi i PSG-së, zyrtarizimi i rinovimit të Neymarit para përplasjes me City-n
Champions League/ Liverpooli dhe Borussia e Dortmundit nuk ia dalin, Reali e Manchester City në gjysmëfinale
Lini nje Koment