X

Akuzat e Ramës, Meta: Stresi i rrëzoi gjysmën e qeverisë!

Nga Vlora gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si një tension artificial situatën e përplasjes me qeverisë dhe Albcontrol, që ka sjellë pezullimin e fluturimeve në Rinas.

Presidenti i bëri thirrje kryeministrit dhe përfaqësuesve të ambasadave që të ulen për të zgjidhur situatën.

Gjithashtu kreu i shtetit e ka cilësuar si të marrë kryeministrin Rama, ndërsa ka sjellë në vëmendje akuzat e këtij të fundit për protestën që shpërtheu pas vrasjes së të riut Klodian Rasha. Gjatë asaj kohe Rama akuzoi presidentin si organizator, ndërsa Meta tha sot se në atë periudhë ishte me Covid.

“I gjithë ky tension është artificial është marrëzi. Ftoj kryeministrin, ministren, kontrollorët, ftoj përfaqësues të ambasadave të BE si president të zhvillojmë një çdo moment konferencë online që ti japim zgjidhje

Është një situatë që vetëm një i marrë mund t’ja bëjë vendit të tij. Persona të papërgjegjshmëri që i motivon për dhunë vranë të riun Klodian Rasha kur Stresi me një thirrje i rrëzoi gjysmën e qeverisë, dhe më akuzonte mua. Unë isha në Presidencë me Covid. Jam mësuar me gjithë këto lloj akuzash. Kjo është një shaka e rëndë. Nuk mendoj se kontrollorët kanë të drejtë 100%, por të drejtë për zgjidhje kanë. Çfarë është kjo arrogancë,” tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
PD padit Ramën në SPAK: Ja katër veprat penale për krimin elektoral të tij

Partia Demokratike padit në SPAK kryeministrin Edi Rama për 4 vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Sipas PD, në themel...

Close