X

Aktori Jim Belushi: Kam një kërkesë të veçantë për fansat shqiptarë

Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Jim Belushi, kohë më parë ka pranuar rrënjët shqiptare.

Lidhur me këtë, ai foli edhe në statusin e tij të fundit në rrjetet sociale, ku shprehur dëshirën që të njohë sa më shumë shqiptarë kudo në botë.

Në postimin e tij, Belushi kërkon nga fansat me origjinë shqiptare që ta shpërndajnë sa më shumë, në mënyrë që të krijojë lidhje të afërta me ta.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar ylli i Hollywood-it.

Jim Belushi njihet për rolet e shumta në projektet kinematografike, me të cilat ka arritur sukses të madh në karrierën si aktor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Hygerta Sako flet hapur për sfidat e një mami beqare në Shqipëri

Moderatorja tërheqëse e sportit, Hygerta Sako e pyetur në emisionin “Live From Tirana” në lidhje me vajzën dhe planet për...

Close