

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri më 19 prill 2021.
Autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare për vendimin e shtyrjes së afatit të bllokimit për kalimin e qytetarëve nga Shqipëria, drejt Greqisë.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
Njoftimi i plotë:
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Rama: Me Damianin do ta bëjmë “tërmet” edhe në Vlorë
Mediat greke: Plani për Shqipërinë e Madhe, Serbinë dhe Kroacinë, “bombë” në Ballkan
Arrestohen 36 persona të dyshuar për lidhje me FETO-n në Turqi
Grisejda Myslimi: Më 25 prill, Vlora do të votojë ndryshimin, LSI numrin 6!
Kryemadhi: Sondazhet nuk janë politikë, por gjoba. Mbështetësit e LSI të palexueshëm të qëndrueshëm dhe luftëtarë
“Të gjithë janë ngritur në këmbë për të ndryshuar vendin”, Basha mesazh për qytetarët: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
Video/ Universiteti Politeknik bëhet blu, Basha: Shqipëria fiton, voto 9!
Presidenti Meta fton kryeministrin Rama për përballje publike
Lini nje Koment