X

Heqja e pasaportave diplomatike për Kombëtaren, Meta “shigjeton” qeverinë: Hakmarrje primitive, vendim absurd!

Presidenti Ilir Meta reagon për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit, duke e cilësuar këtë një vendim të paprecedentë dhe një hakmarrje primitive.

Sipas Kreut të Shtetit, është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë kuqezinjtë që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë.

Postimi i Metës:

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.

Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.

Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar. ⚽🇦🇱

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Shpëtim Idrizi: Çamët që u bënë Rilindas të na tregojnë marrëveshjen me Ramën

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi është ndalur në Fier në vijim të turit elektoral për zgjedhjet...

Close