X

Dy medalje në Europian, Briken Calja nuk zhgënjen, bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje

Briken Calja e mbylli Europianin e Peshëngritjes me dy medalje, bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje.

Me 336 kg në total peshëngritësi kuqezi u rëndit në vendin e tretë në europian. Nuk shkoi gjithçka sipas parashikimeve të paktën në stilin e shkëputjes ku me 152 kg u rendit në vendin e katërt, 10 gramë më shumë në peshën trupore e nxorri nga podiumi.

Në shtytje, Calja dështoi në provën e parë me 183 kg ndërsa në provën e dyrë arriti të mbajë lart 184 kg, peshë që i dhurojë në fund medalje argjendi në këtë stil. Calja dorëzon fronin e kampionit të europës po dy medalje në Rusi janë një sukses i madh për shtangën kuqezi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Lefter Maliqi: Uragani “Popull” po vjen… Rilindja në kërkim të vrimave

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaron se Opozita është e gjitha...

Close