X

Champions League/ Reali prek gjysmëfinalet, Manchester City mposht Borussian e Dortmundit

Pavarësisht mungesave me peshë në mbrojtje, Reali i Madridit hodhi një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale të Champions League pasi mposhti 3-1 Liverpoolin në “Alfredo Di Stefano” dhe e sheh veten shumë pranë kualifikimit.

Diferencën në këtë sfidë për Los Blancos e bënë dy yjet e rinj, braziliani Junior Vinicius që realizoi 2 herë dhe Marco Asensio, ndërkohë që për Liverpoolin golin e vetëm e realizoi Mo Salah.

Fitoi me shumë vështirësi ndeshjen e parë edhe Manchester City që mposhti 2-1 Borussian e Dortmundit në Etihad Stadium. De Bruyne i dha epërsinë skuadrës së Guardiolës në pjesën e parë, ndërkohë që Reus i ngriu buzëqeshjen me golin e 1-1, 6 minuta para fundit.

Por në të 90-ën talenti Foden shënoi golin e fitores për Manchester City-n, që shkon në ndeshjen e kthimit me një avantazh të lehtë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dy medalje në Europian, Briken Calja nuk zhgënjen, bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje

Briken Calja e mbylli Europianin e Peshëngritjes me dy medalje, bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje. Me 336 kg...

Close