X

Britania, thirrje qytetarëve të vijojnë ta marrin AstraZeneca-n


Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Kujdesit Shëndetësor,  po u bën thirrje njerëzve të vazhdojnë të marrin vaksinën AstraZeneca, pavarësisht dyshimeve se vdekja e shtatë personave në Britani si pasojë e mpiksjes së rrallë të gjakut, mund të ketë lidhje me vaksinën.

Kjo agjensi, tha se nuk ishte e qartë nëse vaksina po shkaktonte mpiksjen dhe se procesi për “vlerësimin rigoroz të saj” do të vijojë. Agjensia nuk dha informacione të mëtejshme, apo detaje lidhur me moshën dhe gjininë e personave që humbën jetën.

Në Mbretërinë e Bashkuar janë identifikuar, 30 raste të rralla të mpiksjes së gjakut nga 18.1 milion doza AstraZeneca të administruara deri më 24 Mars. Rreziku i lidhur me këtë dukuri është “shumë i vogël”, sipas rregullatorit.

Shefja e agjencisë tha se përfitimet nga AstraZeneca në parandalimin e infeksionit dhe ndërlikimet e tij e tejkalojnë çdo rrezik dhe publiku duhet të vazhdojë të marrë vaksinën. Të njëjtin vlerësim pati edhe EMA e Bashkimit Europian.

Dyshimet për vaksinën AstraZeneca i kanë shtyrë disa vende duke përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë dhe Hollandën për të pezulluar aplikimin e vaksinës tek të rinjtë.

Në Mbretërinë e Bashkuar vijon vaksinimi i qytetarëve me ritme të larta. Deri në këto momente, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës më shumë se gjysma e popullsisë mbi 18 vjeç, rreth 31.5 milionë persona. Ndërkohë rreth 5.3 milionë të tjerë, kanë marrë edhe dozën e dytë.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka qenë i ngadaltë në vaksinimin e popullsisë, duke mbetur mbrapa për shkak të dozave të kufizuara, por tashmë edhe për faktin e pezullimit të AstraZeneca tek moshat më të reja.

OBSH e konsideroi ritmin e vaksinimit në BE si “të papranueshmëm”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Bota Kryesore, LAJME
Kontjana Kuçi: Durrësi do ta shporrë Edi Ramën përgjithmonë nga karrigia kryeministrore!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Kontjana Kuçi, deklaron se Durrësi është makthi më i madh i Edi...

Close