

A do ta dëmtojë Ramën, humbja e gjyqit me Becchettin në zgjedhjet që do të mbahen pas 20 ditësh? Kjo është pyetja që Ylli Rakipi, i’u drejtoi të ftuarve në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Ja përgjigjet e tyre:
Pano Soko: Do të vija duart në kokë, do të shkulja flokët, po të mos kishte ndikim. Do të ishim i pari vend që s’kemi respekt për veten.
Arjan Çani: Unë nga natyra nuk jam optimist. Më pëlqen të jem fatalist. Them se Rama bën mirë që i bën këto. Pak po bën. Nuk dua të jem cinik. Kur shoh këto që ai bën them me vete, përse jo? Ai ka kuptuar që në këtë vend mund të bësh cfarë të duash dhe nuk reagon njeri. Shumica janë ca kokë-tulër, njerëz kokë, dhe ai i shkel me këmbë. Një popull që nuk ngrihet, me sa duket i ka punët mirë, drogë, informalitet… Ku jemi ne në Suedi, Norvegji. Ne jemi një vend, që deri para pak vitësh kemi qenë barinj dhe analfabetë. Ai pak po bën, unë do të kisha bërë më shumë.
Artur Zheji: Mendoj se ndikon. Shumë habere jo të mira po vijnë në pak ditë, janë grumbulluar shumë zogj ogurzinj në ditët e kësaj fushate. Që në antikitet, kur fati vendos një betejë, lëshon shenjat e para. Unë i besoj këtyre. Njeriu që është kapur pas pushtetit në mënyrë absurde dhe patologjikisht, këto janë shenjat. Nuk vjen kotë gjoba nga Washingtoni, nuk vjen kot. Frymë mosbesuese dhe denoncuese për këtë qeveri.
Klodian Tomorri: E dimë nga sondazhet, që këto janë zgjedhje që do jenë me rezultat aty aty. Nuk themi dot me siguri kush fiton. Kjo ngjarje, kjo bombë, ka potencialin të kthehet në çështjen që do të përcaktojë zgjedhjet. Por, e shoh shumë të butë opozitën në raport me këtë ngjarje. Besoj se kjo duhet të ishte kryefjala. Opozita nuk i ka kushtuar vëmendjen që meriton. Ky duhet të ishte diskursi politik deri në zgjedhje. Më duket sikur opozita ka më shumë qejf ta lënë këtë cështje, të merret me integrimin dhe ka vënë si temë kryesore integrimin, por nuk besoj se mund të sjellë vota kjo gjë.
Dash Shehi: Ne do ta amplifikojmë këtë, sigurisht. Jam dakord me zotin Tomorri. Gjykoj që ajo linja opozitare, e fushatës, do të shpërndahet në shumë komponentë, për të mbledhur maksimumin e votave.
Nuk pres të rebelohen të gjithë shqiptarët, por ata shqiptarët më të ndërgjegjshëm. Kur shoh këto sondazhet e korrupsionit, vetëm 7-8% e konsiderojnë korrupsionin problem të madh. Një pjesë e shoqërisë e ha turpin me bukë. Do ta rrëzojmë të gjatin! 20% duhet të rebelohet dhe rrëzojmë të gjatin! E di si thuhet në popull, litari këputet duke u holluar, zullumi këputet duke u trash. Ky e ka trashur zullumin.
/TPZ.al/
EMISION I PLOTË:
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Kush po e fiton garën elektorale në rrjetet sociale?
Edi Rama: Departamenti Amerikan i Shtetit e ka gabim, ne e luftuam pastrimin e parave…
Censi i Partisë Socialiste nga “patronazhistët” për Tiranën, 69% e votave janë të pasigurta!
Intervista e Ylli Rakipit me Edi Ramën “thyen” rrjetin, rekord shikueshmërie
Habit Edi Rama: Becchetti fitoi gjyqin, nuk do të marrë lek, por ai do të na paguajë ne! Rakipi: Ta kuptoj sikletin…
Rakipi: Shkëlqim Fushën nga fushë e bëre mal! Oligarkët i fryn me tendera dhe para… Rama: Nuk ka oligarkë!
“Ku i çove 300 milionë euro?”/ Edi Rama nuk di të shpjegojë ku i ka çuar paratë që mori borxh për pandeminë
Rakipi – Ramës: Përse duhet të shkojë në burg Meta dhe Berisha dhe jo ju që keni tetë vite qeverisje?
Lini nje Koment