X

Vaksinat, kur politika flet para ekspertëve

Nga Erion Dasho/

Të gjithë vaksinat anti-COVID, pavarësisht nga origjina e tyre janë miratuar me procedurë të përshpejtuar për përdorim emergjent. Në këto kushte vendet ku këto vaksina aplikohen janë shumë të ndjeshme lidhur me efektet anësore ose rreziqet shëndetësore që lidhen me përdorimin e tyre.

Le të shohim se ç’ndodh me dy vaksinat kryesore që po përdoren në Shqipëri, CoronaVac dhe AstraZeneca.

1. Hong Kongu përdor kryesisht CoronaVac. Ata kanë ngritur një databazë online ku monitorojnë çdo efekt anësor dhe analizojnë çdo vdekje. Një komitet ekspertësh (dhe jo politikanësh) raporton rregullisht para publikut.

Komiteti ndjek edhe situatën lidhur me administrimin e CoronaVac në botë ku deri në datën 9 mars kishin evidentuar 56 vdekje të ndodhura me pacientët e vaksinuar në vende të ndryshme të botës.

Tre vdekjet e hetuara në Hong Kong u analizuan në detaje dhe u arrit në përfundimin se nuk kishte lidhje shkak pasojë me vaksinën.

2. Gjermania përdor kryesisht vaksinën e AstraZeneca. Në mes të muajit mars, Gjermania sikundër edhe shumë vende të tjera europiane pezulloi për disa ditë aplikimin e kësaj vaksine derisa u analizuan disa vdekje nga fenomene trombotike (mpiksja e gjakut) tek personat e vaksinuar.

Vaksinimi rifilloi, por para disa ditësh u raportuan sërish disa humbje jete dhe efekte të rënda anësore, kësaj here tek personat (sidomos gratë) me moshë nën 60 vjeç.

Përdorimi i vaksinës nën moshën 60 vjeç është pezulluar sërish dhe vaksina e AstraZeneca tashmë aplikohet vetëm tek personat me moshë mbi 60 vjeç, në pritje të analizës së thelluar që do të japë përfundimet e veta në fund të muajit prill.

***

Këta dy shembuj flasin qartë se si veprojnë shtetet e përgjegjshëm në raport me shëndetin dhe jetën e qytetarëve të vet.
Mbi të gjitha tregon se edhe në Hong Kong, një vend jo plotësisht demokratik, sërish nuk janë zyrtarët e partisë komuniste kineze që flasin por një panel profesorësh të nderuar (shih foton).

Vetëm në Shqipëri, është kryeministri që shfaqet kudo si protagonist!

Edhe aty ku merren vendime mbi testet! Edhe aty ku blihen vaksinat! Edhe aty ku analizohen vdekjet! Edhe aty ku vaksinohen qytetarët! Edhe aty ku jepen përfundime dhe rekomandime!

Ky demagog i paaftë dje deklaronte se Turqia nëpërmjet CoronaVac po kontrollon epideminë, kur Turqia ka arritur numrin më të lartë të rasteve ditore dhe rritja ende vazhdon!

Sot Gjermania ka pezulluar sërish AstraZeneca-n nën moshën 60 vjeç, ndërkohë në Shqipëri vaksinimi me këtë vaksinë vazhdon!
Vdekjet e ndodhura midis personave të vaksinuar me CoronaVac u “analizuan” sa për sy e faqe dhe analiza, diskutimi dhe përfundimet u dhanë në 24 orë!

Një sqarim kam për ata që nuk kuptojnë rolin e farmakovigjilencës. Farmakovigjilenca synon të mbajë sa më pranë 100%-it sigurinë e medikamenteve dhe produkteve biologjike.

Askush nuk dyshon se në mbi 99 apo 99.9% të rasteve, si CoronaVac ashtu edhe AstraZeneca janë të sigurt për shëndetin dhe jetën, ndryshe bota do të ishte duke përjetuar një tragjedi. Farmakovigjilenca garanton edhe atë 0.1% apo 1% të popullatës që mund të ndodhet përballë një efekti anësor qoftë të rrezikshëm, qoftë të parrezikshëm për jetën.

Analiza e efekteve anësore dhe sidomos vdekjeve bën dallimin midis përgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë.

Z. Rama, Z. Manastirliu dhe shërbëtorët e tyre të verbër midis bluzave të bardha bëjnë mirë të kujtojnë këto parime dhe ta marrin me seriozitet farmakovigjilencën dhe zbatimin e saj rigoroz.

Kam një thirrje për ata ekspertë vaksinatorë, imunologë dhe epidemiologë që i kanë ngelur shtetit shqiptar. Sidomos për ata kolegë që formalisht bëjnë sikur pyeten për këto vendimmarrje tepër delikate.

LEXONI LITERATURË TË HUAJ, SILLNI PRAKTIKAT MË TË MIRA TË BOTËS DHE MOS NGURRON TË JEPNI HAPUR MENDIMIN TUAJ!

TË GJITHË I NJOHIM POLITIKANËT TANË!

Z. RAMA, ZJ. MANASTIRLIU DHE POLITIKANËT E TJERË NESËR MUND TA LËNË PËRGJEGJËSINË E KËTYRE SHKELJEVE TË RËNDA LIGJORE MBI KURRIZIN TUAJ!

MBRONI JETËN E QYTETARËVE DHE REPUTACIONIN TUAJ PROFESIONAL!

***

Në foto:

1 • 2. Pjesë nga artikulli i gazetës kineze Global Times ku flitet për mënyrën se si zbatohet farmakovigjilenca në Hong Kong, si garantohet transparenca me publikun dhe se si ky tagër u jepet ekspertëve dhe jo politikanëve. Në qendër të fotos profesori i njohur Ivan Hung.

3 • 4. Pjesë nga artikulli i DW ku përfaqësuesit e Charité argumentojnë pezullimin e AZ tek personat nën 60 vjeç. Sërish nuk është Zj. Merkel ajo që flet, por ekspertët nga disa prej institucioneve më prestigjioze në botë.

5. Deklarata e Z. Rama mbi efektivitetin e vaksinës së CoronaVac në Turqi, krahasuar me grafikun e rasteve që tregon pikërisht të kundërtën. Z. Rama është i vetmi shembull politikani (në dijeninë time) që flet në vend të ekspertëve aq më tepër duke paraqitur fakte të pavërteta për një problem tepër serioz dhe delikat.

STATUSI I FUNDJAVËS, 3.04.2021

KUR POLITIKA FLET PARA EKSPERTËVE!

Të gjithë vaksinat anti-COVID, pavarësisht nga…

Posted by Erion Dasho on Friday, April 2, 2021

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Shkoni e votoni, mos bëni gabimin e jetës!

Nga Artan Fuga/ Çdokush që mendon se meqë është i pakënaqur nga politika në përgjithësi, (nuk besoj se është më...

Close